Marimangat e Pejes - Se shpejti me foto te reja
     
Home Page

About Page

Photo Page

Contact Page

Guest Book Page

 
Marimangat e Pejes
ne Pod t'Jezeres

Klubi Marimangat e Pejes deri ne korrik te vitit 2002 kane hapur 10 staza, te veshtiresise prej 4 deri 7, per nje vit parashihet te hapen 100 staza.
Marimangat e Pejes ne shkembite e Rugoves
Nga Virtyt Gacaferri

Pjesa me e madhe e ekipit eshte ngjitur ne 'Hije'. 'cilsin' e ka kryer vetem Besi dhe Mauro, trajneri. 'Makijato e Vogel' eshte nje shteg mjaft i veshtire, i gjate gati 20 metra.
Hija, cilsi dhe Makijato e Vogel jane emrat e shtigjeve, vijave, te alpinisteve te ekipit Marimangat e Pejes, te formuar para disa muajsh me ndihmen e organizates joqeveritare italiane Trentino con il Kossovo.
Me nje pajisje prej rreth 4500 eurosh, Marimangat, Cdo uikend, e ndonjehere edhe gjate diteve te javes, shkojne ne Pod te Jezercit, per t'u ngjitur shtigjeve te bera me pare, dhe per te hapur shtigje te reja.
Alpinizmi apo ngjitja ne shkembinj, eshte nje sport i ri ne Kosove, ndersa ne bote konsiderohet te jete nje prej sporteve ekstreme, qe tashti eshte duke e kerkuar vendin e vet ne Olimpiade. Marimangat e Pejes jane nje grup i adhuruesve te natyres dhe te adrenalines, qe eshte pjese perberese e tregimit te ngjitjes ne shkembinj.
Hija, shteg qe vleresohet te jete e novelit 6 B, ne vleresimin prej 1 deri ne 10. Ne pamje te pare duket si nje shkemb vertikal, ku askush nuk do te mendonte se ka shans te ngjitet. Por, pas pajisjes adekuate, kepuceve, karabinave, sigurise me litare dhe vidave te ngulura neper shkemb, shtegu-vija, Hija kthehet ne nje terren per trajnimin e fillestareve.

Si te mbahesh ne drezen prej 1 centimetri

Per start, trajneri tregon se duhesh te punosh me kembe. Pra thene ndryshe, i ve majat e kepuceve ne te carat e shkembit, prej 1 deri 2 centimetra dhe ngrihesh lart. Me duar mban balancin. Tashti alpinisti eshte dy metra mbi toke, kane mbetur edhe 18 metra te tjera.
Se pari vendoset karabini, pastaj ne te futet litari dhe fillon edhe teknika me duar.
Ne shkemb jane pak vende ku mund te vendoset kemba apo gishtat. Keshtu per ngritjen e metejshme neper shkemb duhet pasur ne koke se ku do ta kesh doren, ku do ta kesh kemben e majte, te djathten dhe doren tjeter.
"Kemben e majte e ve te e djathta, te majten e terheq te dora e majte, dhe me doren e djathte e kap ate gurin lart", jane instruksionet e kolegeve per Atdheun, i cili kishte mbetur ne mes te shkembit.
Te gjitha detajet e ngjitjes duhet mendur perderisa nje alpinist mundohet ta pushtoje shkembin prej 20 metrave te larte, dhe ate vertikal, pa e tepruar asnje grime.
Te dielen, Xhevdet Arifi, 29 vjec, njeri nga Marimangat e Pejes, e pushtoi shtegun hija.

Cka po lypi une ketu?

"Ndonjehere kur je atje lart e pyet veten pse une tash nuk jam me ndonje femer, por ketu ne maje te shkembit", thote ai.
"Por, kur e pushton eshte nje ndjenje e mire. Kur je lart atje te kape adrenalina", shpjegon ai.
Gjate ngjitjes secili prej Marimangave eshte i lidhur me litar, dhe i pajisur me karabina, apo siguresa. Per kete sport duhet teknike dhe zemer, thone Marimangat.
Pejanet jane te udhehequr nga Mauro Barizone, anetar i NGO se italiane Trentino con il Kossovo. Mauro, 39 vjec, i shkurter ne shtat, me nje trup te ndertuar dhe shume i qete, eshte alpinist veteran, me 22 thyerje te eshtrave ne trup, por me dashuri per adrenalinen dhe bjeshket.
"Mauro eshet specialist per ngjitje ne akull. Ne nje rast duke u ngjitur ai ka rreshqitur, dhe pasi temperatura ishte ngritur, siguresat nuk e kane mbajtur. Keshtu Mauro ka rene dhe ka pasur 11 thyerje pernjehere", tregon Ardian Ibrahimi, Marimange e Pejes.
Klubi i alpinisteve, pervec ngjitjes ne shkemb natyral, ka edhe nje salle per ushtrime. Pajisjet per salle jane dhurate e italianeve, ndersa qiraja dhe puna per rregullimin e saj jane veper e pejaneve. Ne salle ka rrathe per ushtrime te ngritjes dhe tashti do te vendoset edhe "Totemi" apo shkembi artificial.
Kryetari i klubit eshte Agim Hacku - Jolja, sic e njeh Peja.
Ai eshte njeri nder bjeshkataret me te flakte te Pejes, dhe njohes i mire i maleve ne kerkim te vijave te reja per ngjitje.
Pasi Xhevdeti eshte ne maje te shtegut vijes 'Hija', tashti radhen e ka Hakiu, ish bokser, me nje shtat mesatar, me muskuj te definuar mire.

Gjithcka eshte e mundur

Hakiu vendos te gjitha masat e sigurise dhe tashti eshte Xhevdeti ai qe mban litarin perderisa ky tjetri ngul majat e kepuceve dhe gishtat neper te carrat e ralla te shkembit.
Edhe Hakiu me sukses ngjitet ne lartesine prej 20 metrave.
Gjate kesaj kohe, Mauro kishte hipur ne maje te shkembit dhe dalngadale ishte leshuar poshte per te hapur shtigje te reja.
Ai e shpon shkembin, e mbush ate me silikon dhe pastaj fut aty vidhen. Te gjitha keto perderisa ai eshte i kacavarrur ne nje lartesi prej 30 metrash dhe duke u mbajtur ne nje litar te vetem.
Mauro deri tash ka hapur 10 shtigje, apo vija, sic quhen ne fjalorin e alpinisteve.
Per nje vit, sa do te zgjase projekti i tij ne Kosove, Mauro planifikon te hape rreth 100 vija. Njera prej tyre e gjate 120 metra e cila eshte ne perfundim e siper , mu ne gryken e Rugoves, te kilometri i peste.
Nese per nje vije dikush i thote Mauros, kjo nuk ben, ai ia kthen "ben, ben, gjithcka ben".

Vizituan faqen: 8929


Haka ne vijen Hija